“Kush do të donte të ishte Papa i ardhshëm?”/ Trump me humor: Do doja të isha unë!

Miks Albania

Presidenti i SHBA, Donald Trump është shprehur me shaka se do të donte të ishte Papa i ardhshëm.  I pyetur nga gazetarët, Donald Trump me nota humori u shpreh: “Do të doja të isha Papë!”

Presidenti i SHBA vuri në dukje se nuk ka ndonjë preferencë dhe shtoi se: “Duhet të them se kemi një kardinal, i cili rastësisht është nga një vend i quajtur Nju Jork, i cili është shumë i mirë. Pra, do të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Kardinali Timothy Dolan, kryepeshkop i Nju Jorkut, nuk është në listën e kandidatëve kryesorë për këtë pozicion. Megjithatë, kjo listë përfshin një tjetër amerikan, Kardinalin Joseph Tobin, kryepeshkop të Newark, në shtetin e New Jersey.  Trump dhe bashkëshortja e tij Melania udhëtuan për në Romë fundjavën e kaluar për të marrë pjesë në funeralin e papës.

133 kardinalë katolikë, në konklavë, së shpejti do të ngarkohen me detyrën e zgjedhjes së Papës së ardhshëm, pa ndonjë favorit të qartë në horizont.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.