Shkrumbohet makina në aksin Laç-Mamurras, s’ka të lënduar

Miks Albania

Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Laç-Mamurras paraditen e sotme. Drejtuesi sapo ka parë flakët, ka arritur të dalë nga makina, fatmirësisht pa lëndime.

Ndërsa automjeti tip “BMW” është shkrumbuar totalisht.

Zjarrfikëset e Laçit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë në sistemin elektrik.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.