Aksident në Lushnjë, pesë të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Miks Albania

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Baypasin Pluk-Savër, në Lushnjë.

Mjeti ka dalë nga rruga, duke u futur në mes të trafikndarëses dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Si pasojë janë plagosur pesë persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sipas burimeve policore, në automjet udhëtonin Alfred, Ramis, Akile, Valbona dhe Besard Krasniqi. Ata ndodhen në spitalin e Lushnjes dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia mbi normën e lejuar dhe lagështia në rrugë. Ky aks rrugor është problematik për drejtuesit e mjeteve sa herë bie shi, sepse mban ujë dhe, nëse udhëtohet me shpejtësi, del jashtë rruge.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.