Horoskopi për ditën e sotme, 18 prill 2025

Miks Albania

Dashi
Ka për të qenë një ditë shumë emocionuese. Do të sillni pasion për çdo gjë. Keni qenë duke shmangur një çështje të rëndësishme, por sot është dita më e mirë për ta kaluar atë.

Demi

Do të ndiqni një çështje misterioze sot. Do të vendosni të zbuloni sekretet e një personi apo situate. Duhet që të ushtroheni për të mirën e shëndetit tuaj.

Binjakët

Do t’ju ndjekin nga pas eksperiencat e të kaluarës. Mos u ndikoni nga ato. Megjithatë do të vijë një moment që do t’ju mbushë ditën. Mos hidhini hapa të nxituar.

Gaforrja

Duhet që t’i përballoni vetë problemet. Megjithatë partneri/ja mund të jetë një ndihmë e madhe për ta kaluar. Personi i zemrës ka për të qenë shumë mbështetës.

Luani

Një mik shumë i afërt do të ndajë sekret me ju. Duhet të jeni shumë diskret me këtë informacion dhe të ofroni simpatinë dhe këshillat tuaja, ato janë shumë të çmuara për të

Virgjëresha

Jeni plotë imagjinatë sot. Duhet që të shprehni më shumë anën tuaj romantike. Duhet që ta lini veten të lirë. Nga ana tjetër duhet të jeni më praktikë në punë.

Peshorja

Do t’ju kërkohet të shpenzoni më shumë për familjen. Është koha për të kuptuar se sado që të kërkojnë ata, çdo gjë është e justifikuar. Mos u mërzisni, do të keni disa takime të rëndësishme.

Akrepi

Lëvizjet e planeteve kanë bërë që të keni një periudhë të trazuar sa i përket dashurisë. Ditët e fundit jeni vendosur në pozicion mbrojtjeje me qëllimin që të ruani paqen mes njëri-tjetrit.

Shigjetari

Priten disa zënka të vogla me partnerin/en sot. Mos u irritoni ose mos u futni në argumente që nuk ia vlen. Shmangni konfrontimet, çdo gjë është e çastit dhe do të kalojë.

Bricjapi

Është koha për të planifikuar disa ndryshime pozitive në marrëdhënie. Jeni gati që ta dërgoni në nivelin tjetër, por fillimisht duhet të hidhni hapin e parë

Ujori

Edhe pse dëshironi që të kaloni një moment special me njeriun e zemrës, do të jenë angazhimet e tjera ato që do ju prishin punë. Nuk duhet të hiqni dorë nga plotësimi i gjesteve romantike.

Peshqit

Dashuria ka qenë një burim i madh inspirimi në kohë të vështira. Për shkak të disa rrethanave dhe një keqkuptimi është ftohur diçka mes jush. Duhet të mblidhni copëzat bashkë.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.