“Mbështetje fëmijëve deri në 23 vjeç”, Berisha: Rrogat e mësuesve do jenë më të lartat në rajon!

PD- ASHM po prezanton pasditen e kësaj të shtune programin elektoral, duke kërkuar kështu votën e shqiptarëve në garën e madhe të 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, në tubimin në Pallatin e Kongreseve, Berisha tha se Shqipëria ka më pak mjekë se vendet e BE.

Ai u shpreh se do të rriten rrogat e mësuesve si dhe do të ketë bonus për fëmijën e parë, për të dytin.

Kreu i opozitës theksoi se do të ketë mbështetje për studentët deri në 23 vjeç.

BerishaPa shërbim dhe mjekë dinjitoz, nuk ka Shqipëri madhështore. Rrogat e mësuesve do jenë më të lartat në rajon

Do të kemi Ministrinë e Familjes, do të zbatojmë politikat më të avancuara të mbështetjes të familjes shqiptare. Bonus për fëmijën e parë, për të dytin. Do mbështetet nga lindja deri në 23 vjeç për fëmijën e tretë. Sot me qindra familje janë me nëna kryefamiljare. I garantoj se do të bëjmë gjithçka për të zgjidhur çdo mungesë që kanë, fëmijët e tyre do kenë 200 euro minimum jetik. Qeveria do bëjë gjithçka për biznesin e sukseseve të tyre. Tek flasim për familjen, është e qartë se epiqendra  saj është gruaja, nëna, vajza shqiptare. Ndaj zotohemi këtu para jush se do të luftojmë me ju të rrëzojmë murin e patriarkalizmin, të dhunës. Këtë mur që mban gjallë diferencat mes nënës dhe babit, midis motrës dhe vëllait, vajzës dhe djalit. U garantoj vajzat se do bëhet gjithçka për biznesin e tyre, do të mbështeten me linja të veçantë. Ato që quhen shtëpiake do të shpërblehen për punën e tyre.

Njeriu më mizogjen. U detyrua të thoshte se na ka pa syri i keq. Po ti je e keqja vetë mo. A ka të keqe më të madhe se ai që i largon nënës vajzën dhe djalin drejt rrugëve të botës. A ka më keq se t’u largohesh burrin nga shtëpia për t’u siguruar kafshatën. Me mizogjininë tënde je bërë i famshëm. Po nxit dhunën kundër grave. E ka në borxh të përrallisë, por një fjalë nuk flet kur një grua dhunohet apo vritet. Është një mizogjen i pakorrigjueshëm. Gratë dhe vajzat do të jenë ato që do e çojnë aty ku e meriton

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.