Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Durrës ka zhvilluar dhe një takim me të rinjtë e qytetit bregdetar.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se me futjen në BE, Shqipëria merr një buxhet ekstra. Ndërsa sa i përket largimit të të rinjve nga vendi, kryeministri theksoi se ata nuk janë të përndjekur politikë, por largohen pasi kërkojnë një jetë më të mirë.
“Qytetarët e barabartë të Europës kanë të drejtën të shkojnë dhe qëndrojmë ku të duan. Ne kemi të drejtën e lëvizjes, por jo të qëndrimit. Një shqiptar që do të shkojë diku, duhet të kërkojë azil politik, ose duhet të mçifet. Sepse nuk është i pranuar në tregun e punës. Shqiptarët që kanë shkuar në Europë nuk janë të përndjekur politikë, por duan një jetë më të mirë. Këtë e bëjnë të gjithë. Italianët e jugut ikin në Gjermani apo në vend të tjera. Nuk quhen njerëz që ikin, por forca të lira pune në një treg të lirë të përbashkët pune. Futja në BE ndryshon si dita me natën me sot, sepse në momentin që bëhemi anëtarë marrim një buxhet ekstra, që ndahet në dy kategori, kontribuuesit dhe përfituesit”, tha Rama.