Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Pejës në Kosovë, ku një foshnje e porsalindur pa shenja jete është futur bashkë me çarçafë në një lavatriçe. Denoncimin e kanë bërë familjarët, të cilët u shokuan kur morën vesh se foshnja e tyre lindi pa shenja jete, por kur kërkuan trupin e pajetë, nuk kishin mundur që ta merrnin me vete për t’i kryer nderimet e fundit.
Pas refuzimit për t’i dhënë trupin e pajetë të foshnjës, menjëherë kanë shkuar dhe kanë denoncuar rastin në polici. Deri më tani familja pretendon se nga pakujdesia, foshnja e pajetë mendohet se është futur bashkë me çarçafë në makinën për larjen e rrobave të spitalit. E gjatë proceseve, mendohet se është shpërbërë në disa pjesë.