Reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat malore të qarkut Shkodër. Akset rrugore Bogë – Theth, Tamarë – Vermosh, si dhe disa segmente në Pukë kanë prezencë dëbore.
Borëpastrueset janë duke punuar për pastrimin e akseve dhe për të siguruar qarkullimin normal të mjeteve.
Në rrugët në zonat malore kërkohet përdorimi i gomave dimërore dhe kujdes i shtuar nga ana e drejtuesve të mjeteve për të shmangur aksidentet.