“Humba djalin e vetëm, ç’më duhet jeta mua”, dhimbja që la pas tragjedia në Maqedoninë e Veriut, prindërit të shkatërruar

Një tragjedi e rëndë goditi Maqedoninë e Veriut në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zjarri në klubin e natës “Pulse” vrau 59 persona, ndërsa 155 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Prindërit e fëmijëve janë të shkatërruar dhe presin para spitaleve të Shkupit për lajme.

Dragi Stojanov është një nga prindërit që ka humbur djalin nga tragjedia. Ai tha se djali i tij i vetëm humbi jetën në moshën më të bukur.

Djali i Dragi Stojanov, Tomçe, 21 vjeç, ishte mes të rinjve në lokalin “Pulse” kur shpërtheu zjarri, i cili dyshohet se nisi nga mjetet piroteknike të hedhura nga organizatorët.

Raportet e mediave lokale dhe videot nga brenda lokalit tregojnë se fishekzjarrët u ndezën ndërsa grupi lokal DNK po performonte. Si pasojë e fishekzjarreve çatia moi flakë.

Stojanov u tha gazetarëve: Është fëmija im i vetëm dhe ai vdiq. Çfarë më ka mbetur në jetë? Nuk kam më nevojë për jetën time.

I pyetur për moshën e tij, ai tha se djali i tij “sapo kishte filluar të jetonte”.

“Ka kufoma, vetëm kufoma brenda. Ata nuk mund t’i nxjerrin jashtë. Njëqind e pesëdhjetë familje janë të shkatërruara.”

Qeveria shpalli 7 ditë zie kombëtare pas ngjarjes së rëndë, ndërsa 15 persona janë arrestuar. Mes tyre është djali i pronarit të klubit të natës.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.