Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 28°C

Miks Albania

Vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta, duke sjellë mot të vranët dhe të ngrohtë gjatë gjithë ditës. Herë pas here priten intervale të shkurtra me kthjellime, por orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin shtim të vranësirave, sidomos në zonat veriore dhe verilindore, ku mund të ketë rrebeshe shiu të izoluara.

Temperaturat do të jenë të larta, duke u luhatur nga 8°C në minimum deri në 28°C në maksimum. Era do të jetë mesatare deri e fortë nga jugi, me shpejtësi mbi 65 km/h, duke shkaktuar dallgëzim mbi 5 ballë në brigjet detare.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.