Kryeministri Edi Rama, ka publikuar disa pamje nga kantieri i hekurudhës Tiranë-Durrës.
Rama bën me dije se puna vijon me ritme të larta, në mënyrë që ky projekt të përfundojë në mars të vitit 2024.
“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i hekurudhës Tiranë-Durrës ku puna vijon me ritme të larta për të përfunduar në mars të 2024, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.