Tragjike/ Vdes në spital 34-vjeçari që u plagos nga shpërthimi i bombolës, 75% e trupit iu “shkrumbua”

34-vjeçari Taulant Konica, i cili u plagos si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Maliq, ka ndëruar jetë ditën e sotme.

Mësohet se ai kishte pësuar djegie në 75% të trupit dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. I riu mësohet se ka ndërruar jetë në orët e pasdites së sotme në QSUT.

Ai ndodhej bashkë me të atin dhe kunatin në banesë në momentin kur ndodhi shpërthimi. Shkak i shpërthimit të bombolës dyshohet të jetë bërë ndezja e një cigareje brenda në dhomën ku ishte ndezur bombola e gazit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.