Ra në gropën me ujë në një pallat të papërfunduar në Tiranë, humb jetën 60-vjeçari

Miks Albania

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Tiranë.

Një 60-vjeçar ka rënë aksidentalisht në gropën me ujë të një pallati të papërfunduar. Si pasojë ai ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi H Dalliu”.

“Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.