Policia e Tiranës ka arrestuar 36-vjeçarin Isniq Nokshiqi, i cili ditën e djeshme përplasi me makinë një efektiv policie në zonën e Freskut.
Efektivi i Policisë Rrugore ka dëmtime të shumta në trup si pasojë e përplasjes.
Në momentin e ngjarjes, 2 efektivë të Rrugores ishin të planëzuar për hapjen e qarkullimit në zonë, pasi do të kalonte eskorta e Kryeministrit, bëhet me dije.
Drejtuesi i mjetit, me origjinë nga Tropoja, ka qenë i ndaluar dhe ka nisur të bërtiste. Policët i janë afruar për ta qetësuar dhe për t’i kërkuar të lëvizë makinën. Megjithatë, i riu u është kthyer me ofendime.
Në momentin që njëri prej policëve ka qenë para makinës, i ka dhënë gaz dhe e ka marrë para për disa metra. Menjëherë pas ngjarjes është larguar, por është arrestuar nga agjentët e Komisariatit nr. 4.