Më shumë se 555 tërmete në një javë, braktiset Santorini, bllokohen rrugët për në port

Më shumë se 555 tërmete me magnitudë deri në 4.9 të shkallës Rihter janë regjistruar nga Qendra Sizmologjike Evropiane dhe Mesdhetare në pesë ditët e fundit në zonën detare të Santorinit.

Numri i tërmeteve po ndryshon në mënyrë dinamike, pasi lëkundjet e reja po ndodhin vazhdimisht dhe ankthi po arrin kulmin.

Meqenëse tërmetet sjellin rrëshqitje dheu dhe aksesi në Ammoudi, Armeni dhe Porti i Vjetër i Firës është ndaluar, njerëzit po largohen nga Santorini.

Linjat ajrore, mes protestave për rritjen e çmimit të biletave, kanë planifikuar fluturime urgjente, ndërkohë që edhe anijet nisen nga ishulli me kapacitet të plotë.

Si pasojë e radhëve të gjata të makinave, rrugët janë bllokuar për orë të tëra. Sizmologët, komitetet e të cilëve do të mblidhen sërish mëngjesin e së mërkurës për të rivlerësuar situatën bazuar në të dhënat e deritanishme, i kërkojnë banorëve të mos shqetësohen.

Ata besojnë se “stuhia sizmike” do të vazhdojë, ndoshta duke shkaktuar një tërmet më të madh, por jo si ai i vitit 1956, i cili shkaktoi një cunami.

“Aktiviteti sizmik që po zhvillohet tani pranë Amorgos do të zgjasë nga disa ditë në javë, duke ruajtur të njëjtat përmasa. Duhen mijëra vjet për të mbushur përçarjen. Mund të regjistrohen tërmete me magnituda më të mëdha se 5 Rihter. Njerëzit nuk duhet të shqetësohen pasi nuk do të shohim një tërmet si ai i vitit 1956,” tha presidenti i OASP, profesor i Gjeologjisë në Universitetin e Athinës, Efthymios Lekkas.

Akademiku dhe profesori i Fatkeqësive Natyrore në Universitetin Teknik të Kretës, Kostas Synolakis tha se të gjithë skenarët janë duke u shqyrtuar.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.