Dy aksidente në autostradën Durrës-Tiranë, dy persona të lënduar

Miks Albania

Dy aksidente janë shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Aksidentet kanë ndodhur në afërsi të mbikalimit të Shënavlashit dhe si pasojë 5 automjete janë dëmtuar. Nga përplasjet e njëpasnjëshme, dy drejtues mjetesh janë lënduar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen plotë të rrethanave.

Njëra korsi e autostradës u bllokua për rreth një orë duke krijuar radhë të gjata automjetesh.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.