Bujar Nasufi u ekzekutua në sy të gruas së tij, detaje të reja mbi vrasjen në Tiranë

“Konfliktet brenda rrethit familjar”, kjo është pista kryesore e policisë në lidhje me ekzekutimin e Bujar Nasufit mbrëmjen e djeshme, pranë në banesën e tij në kryeqytet.

Mësohet se , hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij.

Ky i fundit e ka pritur viktimën në afërsi të banesës dhe më pas e ka vrarë me armë zjarri në sy të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon shënjestër duke e lënë të vdekur në vend.

Kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që po afroheshin drejt banesës. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.

Fillimisht në rrugicë është futur mjeti i të vëllait, ndërsa pas ka qenë mjeti i viktimës. Sapo ky i fundit ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar. Më pas është larguar me motor drejt zonës së Selitës duke humbur gjurmët.

Ngjarja e rëndë ndodhi të Dielën rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli” në Tiranë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.