Stuhia godet Shqipërinë gjatë mbrëmjes, zonat që preken

Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Gjatë orëve të mbrëmjes pritet që të kemi një përkeqësim të kushteve të motit.

Parashikohet që fillimit të kemi përkeqësim në Veri-Perëndim dhe pas mesnate pritet që reshjet e dendura me erë të fortë dhe rrufe të shtrihen deri në zonat qendrore.

Stacionet meteorologjike rajonale bashkë me Meteoalb raportojnë se reshjet e dendura dhe me rrufe do të përfshijnë zonën e Shkodrës duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme duke patur një intensitet më shumë se 30 mm.

Stuhia që do të krijohet në zonën e Liqenit të Shkodrës do të zbresë më në jug me kalimin e orëve duke përfshirë Lezhën, Laçin, Rrëshenin, Burrelin dhe Bulqizën duke u shuar gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së enjte.

Dita e nesërme do të ketë reshje të pakta me mot të mirë, ndërsa moti parashikohet të përkeqësohet sërish gjatë ditës së premte dhe të shtunë, ku sërish ndër zonat më të goditura do të jenë ato në veri-perëndim të vendit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.