Tronditet Shkodra! Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Dragoçit.
Një person është gjetur i vrarë në makinën e tij. Ramazan Mataj, viktima e atentatit të sotëm në Shkodër, kishte ardhur në Shqipëri nga Belgjika rreth një vit më parë. Ai u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij, në fshatin Dragoç të Postribës.
Trupi i pajetë, rreth 33 vjeç, u gjet mëngjesin e sotëm nga banorët e zonës. Policia po heton një nga pistat e mundshme, që lidhet me ndonjë konflikt jashtë vendit, si një mundësi për arsyen e atentatit.