Konflikti nisi në “TikTok”, sherr mes të rinjve në Tiranë, dhunohet djali i oficerit të krimeve të rënda

Tik Tok

Një sherr me sende te forta dhe grushte ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Një prej personave të dhunuar mësohet se është djali i një oficeri të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit.

Ndërsa në sherr është përfshirë edhe djali i një ish-zyrtari të policisë së burgjeve.

Në komisariat janë shoqëruar 3 persona për tu marrë në pyetje.

Mësohet se sherri ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social Tik Tok.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.