Biznesmeni Elton Ilirjani ka reguar pak minuta më parë ku ka ndarë lajmin e gëzueshëm jo vetëm për këngëtaren ikonën e viteve ’80, Parashqevi Simaku, por për të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur me shqetësim ditët e fundit.
“Parashqevi Simaku foli më në fund në video konferencë me djalin dhe ish-bashkëshortin!” – shkruan Elton Ilirjani. Më herët, pasi e gjeti dhe strehoi në një nga hotelet më të mirë në Manhattan, biznesmeni tha se Parashqevia herë pas here pësonte kriza dhe se e vetmja gjë që ajo kërkonte ishte të takonte djalin e saj, por ky i fundit nuk ka pranuar të fliste me këngëtaren në asnjë formë.
Por duket se situat ka ndryshuar për mirë, Parashqevi Simaku sipas Ilirjanit ka arritur të kontaktojë me djalin e saj të cilit prej vitesh e ka pritur në stacionin e trenit në New York, aty ku edhe flinte si e pastrehë.
Ilirjani gjithashtu është shprehur se frika e tij më e madhe është se Parashqevia mund të largohet përsëri pasi gjendja e saj mendore nuk është stabile.