Aksident me vdekje në Kavajë, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të enjte në Kavajë.

Një automjet tip Ford ka përplasur një automjet tip Peugeot të ndaluar në rrugë, për shkak të një defekti teknik por pa ndezur sinjalet.

Si pasojë shoferi 60-vjeçar ka humbur jetën.

“Në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë, një automjet  tip Ford, me drejtues shtetasin K. O, ka përplasur një automjet tip Peugeot të ndaluar në rrugë, për shkak të një defekti teknik por pa ndezur sinjalet dhe pa vënë sinjalistiken kufizuese/ informuese në rrugë.

Nga përplasja, automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin B.F, rreth 60 vjeç,  është zhvendosur jashtë rruge  duke përplasur edhe shtetasin B.F, i cili  për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal.

Drejtuesi i automjetit  tip Ford shtetasi K. O, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plote te rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim. 

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.