Veriu i Kosovës ende i bllokuar, mbyllen shkollat

Serbët vijojnë ende të protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç duke vendosur barrikada. 

Veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë. Madje, sipas mediave kosovare, kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësor ndërsa sot po raportohet se shkollat ​​në veri të Kosovës sot nuk do të jenë të hapura.

Pak pas orës 21:00, breshëri zjarri dhe shpërthimi janë dëgjuar në Rudar afër Zveçanit. Ende nuk dihet se kush ka qëlluar.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka bërë të ditur se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht për gjendjen në terren.

Për shkak të ngjarjeve në Kosovë është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi.

Pas seancës së Këshillit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se barrikadat janë shprehje e protestës kundër arrestimit të njerëzve dhe thekson se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ata të Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd kanë reaguar përmes deklaratave të përbashkëta për situatën në veri të Kosovës.

Ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë kanë kërkuar që menjëherë të largohen barrikadat e vendosura në veri.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.