Një plagosje me thikë ka ndodhur mrbëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Informacionet bëjnë me dije se një 32-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Autorë të dyshuar të ngjarjes janë dy vëllezër, të cilët janë arrestuar nga policia. Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 të qytetit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
lagosën me mjet prerës (thikë) një 32-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit, ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorëve të dyshuar.
Rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, dyshohet për motive të dobëta, shtetasit E.G, 36 vjeç dhe I. G. 33 vjeç, (vëllezër) kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç.
Ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat, të dy vëllezërve për veprime të mëtejshme procedurale.
32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.