1135 familje janë pa energji elektrike në juglindje të vendit. E gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të erave të forta dhe linjave të amortizuara në zonat e thella malore.
Pa energji elektrike janë fshatrat Shipskë e Krushove në njësinë administrative Vithkuq ndërkohë që pa energji elektrike janë edhe 300 familje në njësitë administrative Propotisht, Velçan e Trebinjë në bashkinë e Pogradecit.
Edhe në bashkinë e Kolonjës, fshatrat e Mollasit dhe Rehovës kanë probleme me energjinë elektrike, ndërsa në Devoll problemet me të theksuara janë në Vranisht, Baban e Stropan.
Burime zyrtare pranë drejtorisë rajonale të OSSHE bëjnë të ditur se grupe pune te kësaj drejtorie janë në terren duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike.