Horoskopi 22 Nëntor 2024

Miks Albania

Dashi – Një gjendje e mirë psikofizike ju shoqëron sot dhe ju nxit për të ushqyer gëzimin e të jetuarit. Nuk do t’ju pengojë sot të vini në dispozicion energjinë tuaj magjepsëse për të rregulluar ose zgjidhur disa probleme shtëpiake. Një lidhje që lindi papritur ka gjasë të kthehet në diçka më serioze.

Demi – Do të ndjeni se është koha për të ndërmarrë veprime drastike! Megjithatë, mbajeni entuziazmin tuaj, sepse diçka mund të tregojë se ndoshta duhet të merrni parasysh një element të vogël, një faktor të injoruar që mund të ndryshojë mendjen tuaj. Megjithatë, yjet do të jenë aty për t’ju mbështetur.

Binjakët – Merruni me atë që bëni më mirë sot dhe mos u futni në zona ku njohuritë dhe eksperienca juaj janë të kufizuara. Nëse bëni diçka gabim, rivalët tuaj nuk do të hezitojnë të paraqesin keq dhe të dëmtojnë reputacionin tuaj.

Gaforrja – Keni nevojë që të dilni nga rutina e përditshme. Do të keni dëshirën e mirë apo ambicien për të dalë mbi të gjithë. Kujdes mos e teproni me shpenzimet.

Luani – Pavarësisht se çfarë ju thonë disa njerëz të caktuar, asgjë nuk duhet ndryshuar. Bota juaj është aq e mrekullueshme sa është. Planetet ju paralajmërojnë se kjo nuk është koha më e mirë për të eksperimentuar me metodat dhe rutinat që ju kanë funksionuar mirë në të shkuarën.

Virgjëresha – Sot do ju shfaqen njerëz nga e kaluara dhe ngjarje të papritura mund të ndryshojnë rrjedhën e ditës. Mos u shqetësoni për këtë. Merrini situatat me qetësi.

Peshorja – Nëse keni në plan të relaksoheni, do mbeteni të zhgënjyer, pasi do jeni të detyruar të çoni deri në fund disa angazhime që do ju hanë kohë gjithë paraditen. Vetëm gjatë pasdites do të shijoni disa momente relaksi. Shëndeti nuk do të paraqesë asnjë shqetësim.

Akrepi – Teatri i ngjarjeve planetare ka sot protagonistë yje të dashur për ju. Neptuni është në atë pikë të Zodiakut ku shfaqet plotësisht i qetë, te Peshqit e nga ky pozicion ju jep një ndjenjë harmonie dhe vullneti për ndryshime revolucionare në familje. Megjithatë, me “familje” nënkuptoni gjithashtu këtu edhe rrethin e ngushtë të miqve.

Shigjetari – Mos tentoni të bëni dikë të besojë se ju jeni dikush tjetër. Yjet parashikojnë që të tregoni disa histori të ndryshme, madje të pretendoni që keni kaluar disa eksperienca që në të vërtetë nuk është se i keni bërë. Nëse doni të impresiononi personin përballë duhet që të jenë vetvetja.

Bricjapi – Sot do të shihni shumë gjëra në një mënyrë tjetër. Do të rishikoni shumë gjëra që keni bërë deri më tani. Mos u vononi me gjëra që nuk kanë rëndësi, sepse kjo është në dëmin tuaj. 

Ujori – Do të jeni nën ndikimin e një Marsi shumë agresiv, prandaj sot mund të tundoheni për t’u hedhur në aventura të reja. Kujdes, sepse mund të fusni në krizë raportet me partnerin.

Peshqit – Dielli në shenjën e Akrepit është në anën tuaj sot, por këshilloheni të mos e merrni gjithçka për të kryer. Mbi të gjitha, jini i vërtetë me miqtë tuaj pasi janë ata që do të jenë gjithmonë aty për ju, pavarësisht gjithçkaje.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.