Rama prezanton projektin e ri të Ujërave Termale të Bënjës në Përmet

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin e ri të Ujërave Termale të Bënjës në Përmet.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama njofton se projekti do të nisë së shpejti për të krijuar kushtet për turistët e shumtë që e vizitojnë.

“Mirëmëngjes dhe me projektin e ri të ripërtëritjes së një destinacioni krejt special të krijuar nga natyra e të dëmtuar nga dora e robit – Ujërat Termale të Bënjës – ku pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, e ku ky projekt që nis së shpejti do të krijojë kushtet për ta shijuar deri në fund atë bukuri të rrallë, ju uroj një ditë të mbarë!” shkruan Rama.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.