Është mbyllur pa gola pjesa e parë e sfidës mes Shqipërisë e Çekisë, në “Air Albania” e vlefshme për xhiron e 5-të të fazë-së së grupeve, të UEFA Nations League.
Miqtë çekë kanë arritur të trondisin dy herë portën e Strakoshës, teksa fillimisht ishte Vaclav Jemelka, i cili kap traversën pas një goditjeje me kokë në minutën e 13’-të dhe pak sekonda më vonë Lukas Cerv godet në të njëjtin vend nga distanca, ndërsa “rreziqet” e vetme të “Kuqezinjve” erdhën nga Nedim Bajrami e Qazim Laçi, të cilët ishin “të paqartë” para portës së Kovar.
Ndërkaq, në sfida të tjera, Gjermania po udhëheq 3-0 ndaj Bosnje Hercegovinës, Suedia e Sllovania janë në baraspeshën 1-1, ndërsa Holanda mban avantazhin 1-0 ndaj Hungarisë.