Përgatitjet për Çekinë, Kombëtarja stërvitet me grup të plotë

Miks Albania

Kombëtarja shqiptare zhvilloi gjatë ditës së sotme  stërvitjen e radhës, për ndeshjen me Çekinë në Ligën e Kombeve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitje ishin të pranishëm të gjithë lojtarët, ndërsa Ernest Muçi u stërvit fillimisht i veçuar dhe më pas u bashkua me grupin.

Kuqezinjt e nisën seancën me stërvitje në palestër e më pas trajneri, stafi teknik dhe ekipi zbritën në fushë për të bërë përgatitje atletike dhe taktike.

Të premten, Kombëtarja shqiptare do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen me Çekinë, e cila është planifikuar të luhet më 16 Nëntor.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.