Vrasja e Eduart Reçit me një plumb në kokë, familjarët: Nuk dimë të ketë pasur konflikte 

Miks Albania

Familjarët e 52-vjeçari Eduart Reçi që u vra në Tiranës mesnatën e së mërkurës mohojnë që i afërmi i tyre të ketë patur konflikte me persona të tjerë. 

Mësohet nga burime brenda grupit hetimor se familjarët e viktimës të cilët janë pyetur pas atentatit, kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë përplasje që mund të ketë patur 52-vjeçari Reçi me persona të tjerë. 

Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor i një drejtorie në institucionin e SHISH. 

Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në vendin ku u qëllua me një plumb në kokë Eduart Reçi. 

Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie përtokë. Kamerat e sigurisë nuk kanë filmuar autorin ose autorët për shkak të errësirës. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e së mërkurës në rrugën e Elbasanit në Tiranë, pranë pallatit që sipërmarrësi kishte ndërtuar ku banonte edhe vetë. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.