U qëllua mbrëmë me një plumb në kokë, ndërron jetë në spital 52-vjeçari në Tiranë 

Miks Albania

Ka ndërruar jetë në spital pak orë pasi u plagos me armë zjarri 52-vjeçari Eduart Reçi. 

Ai mbeti i plagosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme te “Rruga e Elbasanit” në Tiranë, ku u qëllua me një plumb në kokë. 

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të banesës së tij, ndërsa u transportua te spitali i Traumës, por nuk ia doli dot. 

Autori është në arrati, ende i paidentifikuar nga policia, ndërsa shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.