Njeriu është në gjendje të dallojë një mijë miliard aroma të ndryshme. Nuhatja konsiderohet si shqisa e ngadaltë, por me vetëm një frymëmarrje, 3-5 sek, ne arrijmë që dallojmë aromat të ndryshme më një shpejtësi të jashtëzakonshme. Pra koha që hunda dhe truri të zbërthejnë një aromë dhe përzierjet në te, është shumë e shpejtë, shumë më tepër nga sa mendohej deri me sot, duke u krahasuar edhe me shikimin.
Në bazë të renditjes për nuhatjen tek gjitarët, njëriu gjendet ne vendin e 13, në bazë të geneve të nuhatjes, që janë 396. Në vend të parë pozicionohet elefanti afrikan që ka 1948 të tillë, që bën që ata të arrijnë të dallojnë molekula arome me diferenca strukturore ekstremisht të lehta.
Nuhatja është mjaft e rëndësishme, dhe madje edhe memorja e saj kalon atë vizive, pasi sipas studimeve rezulton se njeriu arrin te kujtojë aroma të caktuara me 65% saktësi edhe pas një viti, ndërsa memorja fotografike arrin në 50% pas vetëm 3 muajsh.