Një e moshuar në qytetin e Korçës ka rënë pre e vjedhjes.
Ajo ka denoncuar se persona ende të paidentifikuar i kanë hapur derën kryesore dhe kanë hyrë brenda duke vjedhur kursimet dhe pensionin.
Ende nuk dihet shuma e vjedhur ndërkohë që policia ka marrë pamjet nga kamerat e bizneseve përreth banesës pasi shtëpia ndodhet në afërsi të bulevard “Republika”
Uniformat blu janë në kërkim të autorëve.