Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në derën e banesës së një qytetari në Shkodër.
Ngjarja është regjistruar në lagjen “Tre Heronjtë”.
Policia thotë se në orët e para të mëngjesit persona të paidentifikuar kanë hedhur lëndë plasëse në derën e banesës së Ardian Fierzës.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.
Raportohet se kjo është hera e dytë që ndaj Ardian Fierzës vendoset lëndë plasëse.
Herën e parë ndodhi më 29 Gusht dhe shpërtheu në derën e biznesit të tij, një agjenci funerale pranë Spitalit të Shkodrës.
Dyshimet asokohe ishin se ngjarja ndodhi për shkaqe konkurrence.