Sherr mes dy të rinjve në Gjirokastër, plagoset me thikë 21-vjeçari

Miks Albania

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku si pasojë është plagosur një prej tyre.

Sipas uniformave blu, mësohet se 21-vjeçari i dëmtuar është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës.

Ndërkohë, autori është shpallur në kërkim.

“Mbrëmjen e sotme, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier, e ka goditur me mjet prerës (thikë).

21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit L. Dh.”, njofton policia.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.