Pas përjashtimit, opozita rikthehet në Kuvend/ Gjykata shfuqizoi vendimin

Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin për përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve të Partisë Demokratike pas tensioneve të shkaktuara në seancën plenare të 30 Shtatorit.

Vendimi për shfuqizimin e masës u dha ditën e sotme me ekzekutim të përkohshëm.

“Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e kryeparlamentares Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të kushtetutës dhe së kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi”, thuhet në reagimin e PD-së.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.