Një 45-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Librazhd.
Sipas njoftimit zyrtar, ai dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me thikë vëllanë e tij.
“Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në fshatin Dorëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij”, thuhet në njoftim.