Pas ndarjes së përfolur nga Romeo, Heidi e zhgënjyer: Dashurinë nuk e kemi parë kurrë.

Miks Albania

Heidi Baci u largua nga programi “Goca dhe Gra” dhe tregoi se po largohet edhe nga Shqipëria. Ajo do rikthehet sërish për të jetuar në Itali, vendim ky i cili përforcon aludimet se lidhja mes saj dhe Romeos ka marrë fund.

Teksa po diskutonin për dashurinë, Heidi u shpreh se ndoshta dashurinë e vërtetë nuk e ka përjetuar kurrë.

“Dashuria, ajo e vërteta është shumë e rrallë. Ndoshta ne nuk e kemi parë kurrë. Shumë njerëz nuk do e kenë, nuk do e shijojnë kurrë atë gjë. Dashurinë që themi me të vërtetë”, u shpreh Baci, duke treguar se dashuria me Romeon nuk paska qenë shumë e fortë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.