PPE dënon sulmin ndaj Berishës: Dhuna nuk është kurrë një mjet i pranueshëm në politikë

Partia Popullore Europiane ka dënuar sulmin ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në protestën e datës 6 dhjetor.

Në një reagim për Faxnews PPE thotë se mbështet gjithmonë të drejtat demokratike të lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes.

Sipas PPE, çdo sulm kundër çdo demonstruesi paqësor duhet të dënohet dhe shkeljet të hetohen dhe të ndiqen shpejt nga autoritetet kompetente.

“Si PPE ne kemi mbrojtur gjithmonë të drejtat demokratike të lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes. Çdo sulm kundër çdo demonstruesi paqësor duhet të dënohet dhe shkeljet të hetohen dhe të ndiqen shpejt nga autoritetet kompetente. Dhuna nuk është kurrë një mjet i pranueshëm në politikë”-thuhet në reagim.

Rikujtojmë se incidenti i rëndë ndodhi më datë 6 dhjetor, në nisje të protestës së opozitës ku 31-vjeçari Gerti Shehu iu afrua kreut të PD Sali Berisha dhe e qëlloi në fytyrë duke e lënduar në fytyrë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.