Osmani në konferencë me Von der Leyen: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës

Miks Albania

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës.

Në konferencën e përbashkët me Von der Leyen, Osmani theksoi se BE duhet të ndëshkojë satelitët në Ballkanin Perëndimor që i shërbejnë Rusisë, ndërsa ka përmendur Serbinë.

“Duke qenë shteti i parë që ka miratuar sanksionet ndaj Rusisë, Kosova ka dëshmuar se përqafimi me politikat e BE nuk janë vetëm fjalë, por edhe vepra konkrete. Mëkat që në Ballkan Perëndimor ka ende një shtet satelit të fortë të Rusisë, siç është Serbia. Serbia, sipas Shtëpisë së Bardhë, me agresionin në Banjskë ka pasur për qëllim të destabilizojë të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe duhet të marr përgjigjen e duhur.

Kosova po dëshmon në qasje konstruktive dhe po punon për fqinjësi të mirë. BE duhet t’i njohë dhe t’i vlerësojë këto arritje dhe masat e padrejta ndaj Kosovës të hiqen, pasi dëmtojnë qytetarët dhe e kanë dëmtuar dialogun duke e bërë të pabarabartë”, tha Osmani.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.