Kryemadhi: Dëshira për të luftuar korrupsionin i pagova me shkatërrimin e familjes 

Miks Albania

Deputetja Monika Kryemadhi, në lidhje me problemet familjare me Ilir Metën, u shpreh se dëshira për të luftuar korrupsionin dhe denoncimet për inceneratorët i pagoi me shkatërrimin e familjes. 

“Problemet familjare tonat janë probleme të dy njerëzve që duheshin dhe ecën përdore për 33 vite. Por, dëshira për të luftuar korrupsionin u pagua nga ana ime me faturën shumë të madhe të shkatërrimit të familjes sime”, tha deputetja. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.