Arrestohet ish-deputeti i PS, Jurgis Cyrbja

Miks Albania

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është arrestuar me urdhër të SPAK. 

Cyrbja është i pandehur për “shpërdorim detyre” për kallëzimin e Edi Palokës për abuzime me detyrën kur ishte drejtor i kadastrës së Durrësit. 

Çyrbja u dorëhoq nga mandati vetëm pak ditë pasi u paraqit në SPAK, por sipas ish-deputetit, kjo nuk kishte lidhje me vendimin e tij. 

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por që ka nevojë të kujdeset për shëndetin. 

Ish-deputeti socialist akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.