Tensione jashtë Kuvendit, demokratët tentojnë të heqin gardhin metalik, përplasen me Gardën 

Miks News

Deputetët demokratë as gjatë kësaj të enjteje nuk kanë hequr dorë nga skenari i kaosit dhe misbindjes civile.

Deputetët demokratë, të cilët janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës, kanë tentuar që të hyjnë në ambientet e Kuvendit. Ata janë përplasur fizikisht me Gardën dhe kanë tentuar që të heqin gardhin metalik të vedosur ditën e sotme jashtë derës së Parlamentit.

“Mos mbroni hajdutët. T’ju vij zor! Hapja rrugën se jemi pa përjashtuar”, dëgjohen deputetët e opozitës.

Edhe ligjvënësi Dashnor Sula tentoi të hynte me forcë, por s’u lejua.

“Shërbejini Edit, shërbejini. Ja, si duket Garda, shteti”, vijojnë ata.

Gazment Bardhi u dëgjua teksa akuzonte qeverinë dhe mazhorancën.

“Ja, kapitulli i parë i negociatave për integrimin”, u shpreh ai.

Noka i bëri thirrje Gardistëve që mos i shërbjnë hajdutëve.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.