Shqipëria shënoi sot një tjetër moment historik në Procesin e Integrimit Europian, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.
Kryeministri Edi Rama ndodhej në Luksemburg, së bashku me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës të grupkapitullit të parë. Kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; Burimet, bujqësia e kohezioni; dhe marrëdhëniet me jashtë.
Takimi nisi në orën 08:00 dhe u drejtua nga kryeministri Edi Rama dhe ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së.
Më pas, Rama, ministri hungarez dhe Komisioneri për Zgjerimin mbajtën një deklaratë të përbashkët për shtyp.
Ministri i Jashtëm hungarez theksoi se arritejt e Shqipërisë janë të dukshme në shumë fusha dhe deri në fund të vitit është gati për hapjen e një grup kapitulli tjetër.
Ndërsa shefi i qeverisë, Edi Rama, tha se pavarësisht vështirësive që vendi ynë ka hasur në rrugën drejt integrimit, do të vijojë i sigurt pavarësisht pengesave derisa të bëhet anëtare e familjes së madhe evropiane.
Rama tha se së bashku me Komisionin Evropian është hartuar një udhërrëfyes ambcioz ku po mbështete Shqipëria në mënyrë që integrimi të përmbyllet brenda kësaj dekade.