Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një 15-vjeçar është qëlluar me thikë dhe për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Mësohet se viktima është identifikuar si Emiljano Gjoni, ndërsa policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.