Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici kërkon lirimin nga burgu 

Safet Gjici i është drejtuar  Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore. 

Kërkesën e tij  do ta shqyrtojë gjyqtarja Suela Lika. 

Avokatët në kërkesën e tyre janë bazuar në nenin 59/a pika c e Kodit Penal sipas të cilit, për dënime të mbetura nën dy vite mund të lejohet qëndrimi në shtëpi për shkaqe shëndetësore. 

Ish-kryebashkiaku i Kukësit u dënua me 3 vite burg ndërkohë që i kanë mbetur për të vuajtur 1.2 vite burg. 

Safet Gjici është dënuar për “shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv”. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.