Etja e tepërt ose e vazhdueshme nuk ka të bëjë vetëm me nevojën për ujë. Ajo mund të jetë tregues i një problemi shëndetësor që kërkon vëmendje të menjëhershme.
Çfarë është etja intensive
Etja intensive dhe e vazhdueshme që nuk shuhet edhe pas pirjes së bollshme të lëngjeve njihet ndryshe si polydipsia.
Ajo mund të shkaktojë mjegullim të shikimit dhe plogështi.
Ajo mund të shkaktohet nga prania e një sëmundjeje, diarea, gjakderdhja, konsumi i ushqimeve të kripura e pikante, të vjellat dhe aktiviteti i tepërt fizik.
Konsumi i medikamenteve të ndryshme siç është litiumi apo diuretikët shkaktojnë etje të tepërt.
Duhanpirja, kafeina, mungesa e vitaminave, stresi, problemet me veshkat, zemrën ose mëlçinë gjithashtu shkaktojnë etje të vazhdueshme.
Ndaj AgroËeb.org ju këshillon të mos e neglizhoni një vizitë te mjeku kur keni etje të tepërt.
Trajtimet e duhura të etjes së vazhdueshme
Ekspertët thonë se nëse etja e vazhdueshme është nevojë natyrale për lëngje, ajo mund të trajtohet edhe duke ngrënë ushqime hidratuese gjatë ditës.
Mënyra më e mirë për të dalluar nëse trupi ka lëngje të mjaftueshme është ngjyra e urinës.
Nëse ngjyra është e errët atëherë trupi juaj ka nevojë për më shumë lëngje.
Ushqimet e Pasura Me Ujë
Për të shuar etjen ju mund të konsumoni më shumë prej ushqimeve të mëposhtme:
Selino,
Shalqi,
Domate,
Agrume,
Fruta pylli,
Kastravec,
Speca,
Spinaq.
Kur Duhet Të Konsultoheni Me Një Mjek
Ekspertët paralajmërojnë se konsulta me një mjek është e nevojshme në rastet kur:
Etja juaj nuk shuhet pavarësisht se keni pirë shumë ujë apo lëngje;
Shikimi juaj është i mjegulluar, urita është e madhe dhe keni lëndime në lëkurë;
Ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe të plogësht;
Nevojat Ditore Për Ujë Dhe Lëngje
Sasia e rekomanduar ditore e ujit është rreth 8-10 gota për meshkujt dhe 6-8 gota për femrat.
Megjithatë nëse ndjeni se jeni të hidratuar dhe e shuani etjen me më pak ujë nuk është e nevojshme ta teproni.
Këto nevoja janë më të mëdha në rast se keni kryer aktivitet të fortë fizik ose jeni të dehidratuar.