21-vjeçari kryen manovër të gabur dhe i pret rrugën një automjeti në aksin “Koplik-Shkodër”, lëndohen tre fëmijë në mitur

Tre fëmijë të mitur kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin “Koplik-Shkodër”. Sipas njoftimit të policisë, shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë një manovër e gabuar e kryer nga një 21-vjeçar.

I riu me iniciale A.H, ka kryer manovër të gabuar dhe i ka ndërprerë rrugën automjetit me drejtues shtetasit F. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Pjetërshan.

Si pasojë, janë dëmtuar lehtë fëmijët e mitur 5, 6 dhe 7 vjeç, që udhëtonin në makinën që drejtohej nga shtetasi F. Rr.

Policia ka nisur hetimet për 21-vjeçarin.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.