Lindi në makinë pasi u bllokua nga protesta e opozitës, ministrja Koçiu: Nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të mirë

Miks News

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, ka falënderuar stafin e Spitalit Universitar të Traumës, për dihmën e dhënë ndaj nënës e cila lindi mbrëmjen e djeshme në makinë, pasi mbeti e bllokuar pas protestës së opozitës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja njofton se falë kujdesit të stafit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të mirë.

“Mirënjohje nga zemra për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën e djeshme nuk arritën të mbërrinin në kohë në maternitet. Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mirë”, shkruan Koçiu.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.