Protesta e opozitës, një i arrestuar dhe 5 të shoqëruar, 7 të tjerë në kërkim

Miks News

Policia e Tiranës ka shoqëruar 5 persona në lidhje me protestën e mbrëmshme të opozitës si dhe një person është arrestuar.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për kapjen e 7 personave të tjerë të dyshuar si autorë të hedhjes së molotovë në drejtim të institucioneve dhe policëve.

Protesta e djeshme e opozitës u shoqërua me trazira, teksa u hodh Molotov në drejtim të selisë së Partisë Socialiste dhe Bashkisë.

Policia sekuestroi rreth 15 shishe me molotov në afërsi të Bashkisë, të cilat ishin të ndara në dy çanta. Lëndët u gjetën të paplasura pasi i lanë protestuesit në momentin që efektivët hodhën gaz lotsjellës.

Protestuesit gjithashtu dogjën pemë, kanë sulmuar biznese dhe një ambulancë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.